5 arsyet e perdorimit te nje sistemi POS

 

Një sistem POS për bar-kafetë do të thotë një menaxhim më i mirë invetari, shërbim më i shpejtë dhe klientë më të lumtur. Ja cilat janë 5 përfitimet kryesore që duhet të motivojnë çdo pronar bar-kafeje për të investuar në një program bari.

1. Procesim i shpejtë i porosisë

“Koha është para.”

Këtë e di më mirë se çdokush ai që merret me biznes. Kur ju keni një sistem POS, porosia merret më shpejt nga kamarieri pasi e dërgon menjëherë te banakieri, duke shmangur ngatërresën e porosisë apo edhe kohën për të shkuar nga tavolina në banak. Kështu mund t’ju shërbehet më shumë klientëve, pa vonesë dhe me saktësi maksimale. Klientët tanë përdorin logiBAR & webBARpër të realizuar këtë koordinim.

2. Menaxhimi i inventarit

Menaxhimi i iventarit në një bar-kafe është thelbësor dhe shpesh krijon shumë probleme. Kur ju përdorni një program shitjet regjistrohen dhe sa herë që bëhet një lëvizje iventari ulet ose shtohet duke i pasqyruar këto të dhëna në sistem. Kjo ju ndihmon të mos keni mungesa dhe probleme me stokun. Gjithashtu, kjo eliminon situatat e pakëndshme me mungesën e pajustifikuar të stokut.

3. Klientë më të kënaqur

A ju ka ndodhur të keni shumë klientë në lokal, por stafi nuk po i menaxhon siç duhet. Si pasojë, klientët ankohen, janë të pakënaqur dhe herën tjetër do të shkojnë te konkurenti juaj ngjitur. Me një sistem POS ju mund të përmirësoni shërbimin dhe eksperiencën e klientit duke i shërbyer më shpejt. Kështu dhe puna mund të menaxhohet me më pak staf.

4. Raportimi i saktë shitjeve

Programi i preferuar i preferuar i klientëve tanë që kanë bar-kafe apo restorante është mCORE. Nëpërmjet këtij aplikacioni, ju mund të kontrolloni shitjet ditore, javore, mujore, shitjet sipas artikujve. Të gjitha në kohë reale, sapo ngriheni në mëngjes apo në darkë pas një dite të gjatë pune. Raportet ju ndihmojnë të krijoni një ide më të qartë të ecurisë së biznesit tuaj, por edhe të merrni vendime më racionale.

5. Sistem i integruar pagesat

A e dinit që përmes këtyre programeve ju mund ti ofroni klientit tuaj të paguajë në të gjitha mënyrat: me kartë, me para në dorë, me bankë. Sidomos kur lokali juaj është i vizituar nga turistë të huaj, pagesat me kartë do ju ndihmojnë që më shumë turistë ta zgjedhin atë. Por, edhe nëse e lëmë këtë mënjanë, tashmë gjithmonë e më tepër po përdoren pagesat pa para.

A nuk janë të mjaftueshme këto arsye për të investuar në një program që i përfshin të gjitha këto përfitime?

Na kontaktoni

Departamenti i Shitjes:

  • Telefon: +355 67 20 00 178 / +355 67 20 54 128
  • Email: [email protected]
  • Adresa: Rr. Tish Daija, Kompleksi HaxhiuShkalla 6, Kati 6, Ap. 321019, Tiranë, Shqipëri

Na shkruani dhe një nga ekspertët tanë do të jetë i gatshëm të bisedojë me ju për nevojat e biznesit tuaj dhe të ofrojë këshillat dhe zgjidhjet më të mira për të përmbushur synimet tuaja.

Presim me padurim të dëgjojmë nga ju!

Na ndiqni në LINKEDIN

×