flexSTORE

flexSTORE

program për menaxhimin mobile të dyqanit

pse ju duhet flexSTORE

flexSTORE është një program për menaxhimin e dyqaneve me palmar. Programi ndihmon bizneset të administrojnë blerjet, shitjet, inventarin dhe magazinën, lëvizjen e stokut dhe porositë në magazinë, në çdo kohë dhe në çdo vend.

 
skanim barkodesh me palmar

flexSTORE funksionon me palmar. Përmes palmarit dhe programit flexSTORE ju mund të skanoni artikujt në dyqan dhe të printoni etiketa.

manaxhon inventarin e dyqanit

Me flexSTORE mund të kryeni porosi, blerje, shitje, lëvizje stoku dhe thjesht mund të manaxhoni inventarin dhe magazinën e dyqanit në mënyrë tërësisht të automatizuar.

Integrim me sistemet financiare

Veprimet në flexSTORE janë tërësisht të integruara me sistemet financiare si F5 (Financa 5), Alpha (Web, Business), Microsoft Dynimcs NAV. Në këtë mënyrë çdo veprim në dyqan regjistrohet automatikisht në sistemin tuaj financiar.

menaxhon dyqanin me palmar

porosi
blerje
shitje
inventar
lëvizje stoku

 

funksionet kryesore

  • menaxhim me palmarSkanoni artikujt dhe printoni etiketat direkt nga palmari me programin e integruar flexSTORE.
  • automatizim shitjeshflexSTORE menaxhon porositë dhe shitjet me shumicë në dyqan në mënyrë efikase përmes palmarit.
  • menaxhim inventariMenaxhon proceset e inventarit në dyqan duke përfshirë lëvizjen e stokut, porositë dhe transfertat.
  • sistemet financiareflexSTORE është e lidhur përmes një sistemi cloud dhe importon të dhëna nga sistemet financiare

pse duhet të zgjidhni flexSTORE

flexSTORE është një program modern dhe një produkt tërësisht i integruar i cili mundëson menaxhimin e dyqanit me palmar, inventarizimin e artikujve në dyqan si dhe shitje-blerjet me shumicë në dyqan. Programi integrohet edhe me logiPOS, programin tonë për menaxhimin e shitjeve në dyqanet e pakicës, marketeve, dhe supermarketeve. Është i integruar me sistemet financiare nga ku merr të dhënat e artikujve, çmimet, etj.

 

Cilët janë klientët tanë?

Klientët tanë janë dyqanet me pakicë, marketet, supermarketet, rrjetet/zinxhirët e marketeve. flexSTORE është i përshtatshëm për dyqane të vogla apo rrjete, si ushqimore, dyqane veshjesh, kancelarie, bizhuteri, elektronike, etj.

flexSTORE – program për menaxhimin e dyqanit

flexSTORE është program për markete, supermarkete apo dyqane të shitjes me pakicë.