Logical, zgjidhje optimale për operacionet e biznesit dhe procesin e fiskalizimit

zgjidhja optimale për operacionet e biznesit dhe procesin e fiskalizimit

Në foto: CEO dhe Departamenti i Shitjes & Marketingut të Logical shpk, qershor 2021

Logical shpk është zgjidhja optimale për operacionet e biznesit dhe procesin e fiskalizimit. Jemi çertifikuar si një kompani programesh e cila u ofron bizneseve të mëdha dhe të vogla zgjidhje më shumë se sa vetëm software. Logical është çertifikuar për të ofruar shërbimin e fiskalizimit në tetor të vitit 2020. Në muajt e fundit ka ndjerë fluksin e bizneseve të interesuara për procesin e fiskalizimit. U ulëm me CEOn dhe grupin e shitjeve të Logical për të mësuar më shumë rreth zgjidhjes së fiskalizimit që ata ofrojnë dhe eksperiencën e tyre në terren.

Si ka ndikuar ligji i fiskalizimit në ecurinë e biznesit tuaj?

Gentian Gjiknuri, CEO: Aktualisht, kemi dyfishim të kontratave krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo situatë që është e lidhur ngushtë me procesin e fiskalizimit. E thënë ndryshe, procesi kërkon fiskalizimin e dy dokumentave – dokumentit të shitjes dhe dokumentit të transfertës midis magazinave. Duke qenë se fiskalizimi, sot, bëhet kryesisht nëpërmjet platformave softuerike, po marrin zgjidhje softuerike dhe biznese që më parë punonin vetëm me kasa fiskale. Ndërkohë është shtuar masivisht edhe përdorimi i modulit të transfertave për të fiskalizuar kryerjen e lëvizjes midis magazinave.

Cilat janë tarifat që aplikon kompania juaj?

Gentian Gjiknuri, CEO: Nuk ka një tarifë standarde, duke qenë se ne nuk ofrojmë program, por ofrojmë zgjidhje. Këto zgjidhje variojnë në çmime në varësi të moduleve të përdorura dhe liçencave të instaluara. Për biznesin e vogël kemi zgjidhjen epoint e cila menaxhon të gjithë transaksionet brenda një moduli të vetëm dhe bën fiskalizimin e transaksioneve. Për biznesin e madh mund të përmenden disa zgjidhje si: logipos, për supermarketet dhe dyqanet me pakicë, logibar, për bar-restorante, webflex dhe flexboard për distribucionin dhe operacionet në terren, flexcore për menaxhimin e proceseve logjistike dhe të magazinës, etj. Në faqen tonë web në logic.al mund të gjenden të gjitha zgjidhjet që ne ofrojmë. Dje takuam një klient potencial, i cili mund të jepte fare mirë provim për zgjidhjet tona.

{

Ne nuk ofrojmë program,

por ofrojmë zgjidhje!

 

Jolanda Dulaj, Sales Manager: I kishte bërë detyrat e shtëpisë!

Gentian Gjiknuri, CEO: Të gjitha! Arsyeja që i kishte bërë detyrat e shtëpisë ishte tepër e thjeshtë: Duke shkuar e takuar kompanitë që natyrshëm ofrojnë sistem financiar, ai nuk arrinte të gjente zgjidhje për çështje të ndërthurura. Me ne diskutimi u përqëndrua në çështje të tipit, “Si do të rregullohet fatura?”, “Cili është burimi i të vërtetës?”, “Si do e mbledhi mallin punonjësi në magazinë?”, “Si do të faturohet?”, “Si do të kontrollohet në dalje?”. Kjo do të thotë që me zgjidhjet tona ai mund të menaxhojë në mënyrë sa më të thjeshtë të gjithë proceset në terren, ndërkohë që aktualisht vetëm me një sistem financiar biznesi limitohet në çështje të tipit “u postua apo nuk u postua fatura”. Logical ofron më tepër se kaq! Ne ofrojmë zgjidhje të plota për biznese të shumëllojshme.

Florjan Toslluku, Sales Director: Ne ofrojmë fiskalizimin, por dhe mbulojmë çdo hallkë dhe problematikë që ka biznesi përpos fiskalizimit. Si rregull, problematikat kryesore të biznesit janë shpejtësia e dokumentave dhe ndjekja e punës në mënyrë efiçente. Kompania jonë ofron suport ekselent, dhe nuk ka vonesa në printimin e faturave apo bllokim për shkak të përshtatjes apo komunikimit ndërmjet programeve.

Si ka qenë kjo periudhë për grupin e shitjes?

Erjon Nini, Sales Manager: Nga muaji maj dhe në vazhdim ka qenë një periudhë tepër e vrullshme, pasi tani bizneset po përballen me afatet e përcaktuara për të implementuar faturat e fiskalizuara.

Gerti Nasi, Sales Manager: Bizneset B2B kanë si afat datën 1 korrik për implementimin e zgjidhjes për fiskalizimin e faturave. Nuk do të ketë shtyrje ose anullim, siç pritej, por thjesht nuk do të ketë penalizime, sipas njoftimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Andi Kruja, Sales Manager: Për sektorin HORECA të cilin unë e ndjek më nga afër, nuk ka pasur kaq shumë ngarkesë lidhur me fiskalizimin, pasi këto biznese po marrin kohën e tyre për t’u përgatitur për afatin e dhënë deri në muajin shtator. Gjithsesi, dhe ky sektor ka pasur një fluks të lartë gjatë muajit qershor, i lidhur kryesisht me fillimin e sezonit turistik.

Jolanda Dulaj, Sales Manager: Në këtë periudhë ngarkesa ka qenë e vërtetë, por fatmirësisht kemi qenë të përgatitur. E kemi pritur këtë ngarkesë dhe kemi punuar me bizneset për ta paraprirë, pavarësisht se aktualisht po përballemi me kulmin e saj.

Sa janë të informuar bizneset për fiskalizimin?

Gentian Gjiknuri, CEO: Shumica e telefonatave që marrim janë telefonata nga persona të cilët nuk kanë fare informacion, ose le të themi kanë deri diku informacion, i cili është shumë i pakët. Mund të them se shumë prej tyre nuk e kuptojnë ende se çfarë është procesi i fiskalizimit.

Jolanda Dulaj, Sales Manager: Thjesht i ka kapur paniku sepse kanë dëgjuar afatet e vëna.

Por si janë informuar që duhet të bëjnë diçka? Çfarë informacioni kanë marrë?

Gentian Gjiknuri, CEO: E dinë që po vjen data që duhet të bëjnë diçka, por nuk dinë çfarë.

Gerti Nasi, Sales Manager: Ka ende klientë të paqartë për fiskalizimin. Në këtë mënyrë grupit të shitjeve të Logical i është dashur t’u ofrojë konsulencë klientëve aktualë dhe potencialë përmes telefonatave dhe takimeve.

Ervis Doko, Sales Manager: Shumica e bizneseve me të cilët kam krijuar kontakte nuk kishin informacion rreth procesit të fiskalizimit. Dua të theksoj se këtu përfshij edhe bizneset e mëdha.

Pra edhe biznesi i madh nuk ka qenë i informuar mbi procesin e fiskalizimit?

Ervis Doko, Sales Manager: Shumë biznese të mëdha, të cilëve u kam nisur ofertë për procesin e fiskalizimit, nuk kishin informacion. Besoj se ata të cilët kanë qenë të informuar, nuk kanë marrë masat në kohën e duhur. Kjo pasi kanë menduar që mund të ketë shtyrje ose anulim të procesit.

Gentian Gjiknuri, CEO: Duhet theksuar se gjatë fushatës zgjedhore kishte paqartësi në lidhje me projektin e fiskalizimit. Gjatë kësaj periudhe kishte një hezitim të bizneseve duke mos reaguar, dhe duke thënë “Të presim një herë çfarë do të ndodhë”.

Florjan Toslluku, Sales Director: Një problem tjetër është që kompanitë nuk marrin parasysh kohëzgjatjen e implementimit të zgjidhjeve. Pas lidhjes së kontratës për procesin e fiskalizimit, apo çdo zgjidhje tjetër softuerike, duhet një periudhë kohore për implementimin e saj.  Kjo varet nga madhësia dhe lloji i biznesit.

Çfarë mesazhi doni të përçoni tek lexuesit të cilët duan të blejnë një zgjidhje për fiskalizimin?

Gentian Gjiknuri, CEO: Si fillim duam të falenderojmë të gjithë bizneset që na kanë besuar dhe sot përdorin zgjidhjet tona. Për bizneset e tjera të cilët janë ende të pavendosur, i ftojmë të mësojnë më shumë rreth zgjidhjeve tona në faqen tonë web, të na shkruajnë në email ose të na telefonojnë, dhe ne do të jemi të gatshëm të ofrojmë konsulencë, t’i takojmë dhe të përgatisim një zgjidhje të dedikuar dhe të personalizuar për ta. Bizneset duhet të kuptojnë që për çdo zgjidhje, ka një periudhë kohore implementimi, ndaj ata duhet të vendosin sa më parë. Për ta mbyllur, bizneset që kanë sistem financiar dhe nuk dinë ende se çfarë do të bëjnë, ne ju themi “Mbani sistemin tuaj financiar, fiskalizimin e mbulojmë ne!”.

{

Mbani sistemin tuaj financiar,

fiskalizimin e mbulojmë ne!

 

Ju mund të mësoni më shumë rreth procesit të fiskalizimit nga Logical përmes burimeve të mëposhtme:
Email: [email protected]
Cel: +355 67 20 54 128

rreth logical

logical është kompani programesh për biznesin. Operojmë në treg që prej Tetor 2012 dhe sot kemi mbi 900 klientë me mbi 2500 pika shitjeje në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnie & Hercegovinë. Klientët më të mëdhenj në treg kanë besuar në zgjidhjet tona.

Punonjës

klientë

Vite në treg

pika shitje

shmel express logo, zgjidhje te fiskalizuara, zgjidhje digjitale të fiskalizuara,procesin e fiskalizimit
neptun logo, fiskalizimi, programe fiskalizimi
spar logo, kliente, fiskalizimi
mulliri i vjeter logo, fiskalizimi, kliente
{

Mbani sistemin tuaj financiar,

fiskalizimin e mbulojmë ne

– Gentian Gjiknuri, logical CEO

×