webBAR

webBAR

program në smartphone për bare & restorante

pse ju duhet webBAR

webBAR është një program Android për të marrë porositë në bare dhe restorante. Programi shkarkohet nga Google Play Store për çdo smartphone që operon me sistemin Android. Përmes webBAR kamarierët mund të marrin porositë direkt nga celulari duke përshpejtuar shërbimin ndaj klientëve.

 
shërbim modern dhe cilësor

webBAR është një program i ndërtuar për çdo lloj biznesi bari apo restoranti, i madh apo i vogël. Optimizon procesin e marrjes së porosive, në mënyrë që shumë kamarierë të mund të regjistrojnë porositë në të njëjtën kohë, pa qenë nevoja të mbajnë shënime apo memorizojnë porositë.

raporte shitjesh në mobile

Kamarierët mund të shohin shitjet e tyre në smartphone. Ata mund të ndjekin sa shitje janë bërë, xhiron deri në momentin e fundit dhe deri në fund të ditës. Porositë dhe faturat e krijuara tavolinë më tavolinë transferohen direkt në financë.

menaxhoni orarin e fluksit lehtë

webBAR mundëson menaxhimin e lehtë në orare fluksi apo në bare, restorante dhe kafeteri të cilat kanë në përgjithësi një fluks të madh klientësh. Duke marrë porosi me smartphone personal dhe printuar fatura, kamarierët nuk pengojnë njëri tjetrin dhe shitjet ecin rrjedhshëm.

menaxhim i porosive nga celulari

gjetje të artikujve nga tavolinat
regjistrim porosish në tavolina
printim fature për kuzhinën/barin
printim fature finale fiskale
kontroll xhiro turni, dite

 

funksionet kryesore

  • menaxhoni barinProcesoni porositë shpejt dhe në mënyrë efikase në barin apo restorantin tuaj, përmes celularit.
  • Shërbim i ShpejtëKamarierët gjejnë dhe zgjedhin lehtë artikujt nga menuja e webBAR, duke mundësuar një shërbim të shpejtë.
  • Oraret e fluksitShkurtoni radhët në orët e fluksit me programin më efikas të marrjes së porosive.
  • printim faturashKamarierët mund të regjistrojnë faturat teksa marrin porositë dhe t’i nisin ato për print nga celulari.

pse duhet të zgjidhni webBAR

Programi webBAR është një program për menaxhimin e barit nga një smartphone android. Programi përdoret së bashku me logiBAR për të menaxhuar baret, restorantet apo kafeteritë nga celulari. Ju mund të merrni porositë dhe të regjistroni faturat direkt nga tavolinat, duke përshpejtuar veprimet në bare, restorante, apo kafeteri. Programi mund të aksesohet përmes të dhënave të përdoruesit dhe fjalëkalimit të krijuara nga logical.

 

Cilët janë klientët tanë?

webBAR dhe logiBAR përdoren nga baret, restorantet, kafeteritë, piceritë, etj, dhe janë zgjedhja primare e disa prej zinxhirëve e bar-kafeve më të gjera dhe frekuentuara në vend.

webBAR – program bari për smartphone

webBAR është një program në smartphone, për bare, restorante, kafeteri dhe zinxhirë/rrjete të këtij tipi.