logiPOS

 logo e logiPOS - program marketi

logiPOS

program marketi, supermarketi dhe çdo lloj dyqani të shitjes me pakicë

pse ju duhet logiPOS

logiPOS është një program marketi për menaxhimin e dyqaneve dhe marketeve të shitjes me pakicë. Programi mundëson lidhjet me çdo pajisje moderne për menaxhimin e një dyqani apo marketi. Integrohet me programin tuaj financiar si F5 (Financa 5), Microsoft Dynamics NAV, Alpha (Web, Business).

 
integrimi me pajisjet hardware

logiPOS operon me çdo pajisje me touch screen, qoftë kompjuter POS apo tabletë. Programi është i ndërtuar që të integrohet me të gjithë pajisjet moderne përfshi kasat fiskale, peshore rrjeti, printera etiketimi si dhe video regjistrues dixhitalë.

integruar me cloud dhe sistemet financiare

Një nga veçoritë kryesore të programit tonë është se është plotësisht i integruar në një sistem cloud. Programi u merr master data në mënyrë automatike sistemeve financiare dhe u dërgon po në mënyrë automatike raporte dhe të dhëna shitjesh.

funksionet marketing dhe crm

logiPOS ka funksione marketingu dhe CRM-je të krijuara për të rritur frekuencën dhe besnikërinë konsumatore. Disa nga funksionet janë sistemi i shpërblimit me pikë, vauçera, kupona, bundle packs, happy hour, etj.

raporte të detajuara dhe krahasuese shitjesh

xhiro fund dite dhe turni
raporte ore, dite, muaji
shitje dyqani, agjenti
shitje për kategori
shitje analitike

 

funksionet kryesore

  • integruar me cloudlogiPOS është i integruar përmes një sistemi cloud; importon të dhëna nga sistemet financiare dhe ERP.
  • automatizim shitjeshlogiPOS lidhet me të gjitha pajisjet moderne të shitjeve dhe përshpejton shitjet në dyqan.
  • skema shitjeshMenaxhon ulje, taksa, kthime, kredite, data garancie, programe shpërblimi, etj.
  • raporte shitjeshMonitoron dhe krahason performancën e shitjeve sipas artikujve, dyqaneve dhe agjentëve.

pse duhet të zgjidhni logiPOS

logiPOS është një program modern dhe një produkt tërësisht i integruar. logiPOS integrohet në cloud, me sistemet financiare dhe ERP, funksionon me të gjitha pajisjet moderne të shitjes në markete dhe dyqane. logical mundëson edhe programet si flexSTORE për menaxhimin e inventarit të dyqanit i cili funksionon me palmar/hand-held device, logiCORE për raporte analitike mbi shitjet, mCORE për raporte në mobile dhe logiMARK si një program i ndërmjetëm midis sistemeve ERP dhe logiPOS për përcaktimin e skemave të shitjes dhe marketingut. Ne ofrojmë zgjidhjen më të plotë të shitjeve me pakicë në treg.

 

Cilët janë klientët tanë?

Klientët tanë janë dyqanet me pakicë, marketet, supermarketet, rrjetet/zinxhirët e marketeve. logiPOS është i përshtatshëm për dyqane të vogla apo rrjete, si ushqimore, dyqane veshjesh, kancelarie, bizhuteri, elektronike, etj.

logiPOS – program marketesh

logiPOS është program për markete, supermarkete dhe dyqane të shitjes me pakicë.