logiMARK

logiMARK

program për marketing dhe CRM

pse ju duhet logiMARK

logiMARK është një zgjidhje marketingu dhe CRM-je për shitjet me pakicë, baret dhe restorantet. Me logiMARK ju mund të krijoni skema dhe rregulla shitjeje dhe marketingu për t’u implementuar në sistemet POS të pikave të shitjes.

 
ide për fushata promocionale

logiMARK është ndërtuar për të krijuar fushata promocionale të suksesshme. Është e integruar me logiPOS dhe logiBAR për të ndihmuar bizneset e shitjeve me pakicë dhe shumicë të shesin më mënyrë të zgjuar. Programi përdor informacionin mbi produktet si sasia, vlera, marka dhe ofron zgjidhje të ndryshme se si të promovohen dhe shiten produktet.

rrit numrin dhe besnikërinë e konsumatorëve

logiMARK mundëson menaxherët të rrisin shitjet duke rritur numrin e klientëve dhe besnikërinë e konsumatorit. Programi ofron mënyra për të rritur interesin e konsumatorëve përmes uljeve dhe kuponave. Ai promovon besnikërinë konsumatore duke shpërblyer klientët e rregullt dhe ofruar promocione të personalizuara për ditëlindje, përvjetorë si dhe festa.

teknika optimale promocionale

logiMARK ndihmon menaxherët të kuptojnë cilat fushata promocionale janë më efikase për biznesin e tyre. Menaxherët mund të analizojnë rezultatet e promocioneve, krahasojnë promocionet për të zbuluar cilat fushata janë më të suksesshme dhe cilat periudha kohore janë më të përshtatshme për të vënë në zbatim këto promocione.

program për marketing dhe CRM për shitjet me pakicë

promocione marketingu
ulje, kupona, vauçera
promocione shpërblyese
promocione të personalizuara
happy hour, bundle packs

 

funksionet kryesore

  • karta klientiMotivoni konsumatorët të blejnë më shumë me një sistem shpërblimi me pikë apo me karta klienti.
  • ulje dhe vauçeraRrisni shitjet duke ofruar ulje dhe vauçera për artikuj dhe total fature tek klientët që tërhiqen nga ofertat.
  • paketa menuPromovoni blerjen e më shumë produkteve duke i kombinuar ato në paketa menu ose bundle packs.
  • happy hourTërhiqni klientët me oferta preferenciale për ditë dhe orë të veçanta: oferta “happy hour”.

pse duhet të zgjidhni logiMARK

logiMARK është një program për shitjet dhe Customer Relations Management (CRM) ose thjesht menaxhimin e klientëve. Ju mund të krijoni fushata dhe promocione marketingu për të rritur besnikërinë dhe frekuencën konsumatore. Programi ju ndihmon të krijoni fushata shpërblyese, të personalizuara (ditëlindje, festa, përvjetorë). Mund të krijoni skema shitjesh dhe promocionesh të ndryshme dhe implementoni ato në të gjithë rrjetet e dyqaneve me pakicë, marketeve, bareve, kafeve dhe restoranteve që ju dispononi. Mund të krijoni ulje, kupona, voucher-a, etj. Me logiMARK marketingu është i zgjidhur në biznesin tuaj.

 

Cilët janë klientët tanë?

Klientët tanë janë dyqanet me pakicë, marketet, supermarketet, rrjetet/zinxhirët e marketeve, baret, restorantet, kafeteritë, piceritë, etj. logiMARK është i përshtatshëm për dyqane të vogla apo rrjete.

logiMARK – program shitje dhe CRM

logiMARK është një program për shitje dhe CRM për të gjithë bizneset e shitjeve me pakicë.