Program për menaxhim hoteli check-in check-out
Nëse keni një hotel apo menaxhoni një të tillë jeni në artikullin e duhur! Jeni duke koordinuar hotelin në mënyrë manuale? Për të realizuar regjistrim klientësh në mënyrën manuale do të shpenzosh kohë më shumë seç është e nevojshme. Gjithashtu, ka mundësi më të larta për gabime. Prandaj, lexoni këtë artikull për të mësuar rreth një programi të quajtur ePoint.
Tani do të zbuloni zgjidhjen ideale për ju! Në vijim do t’ju informojmë mbi një program hoteli që do ju thjeshtësojë operimet e stafit. Për më tepër, do të shkurtojë kohën e proceseve të çdo dite. Nëse nuk keni një program për të automatizuar procesin e rezervimeve dhe check-in, check-out, çfarë po prisni?
Logical sjell tek ju program hoteli të quajtur ePoint Hoteleri, në versionin më të sofistikuar.
Si fillim, ky program përmban module për:
1. regjistrimin e klientëve
2. përpilimin dhe printimin e faturave
3. kryerjen e parapagesave dhe pagesave
4. regjistrimin e shërbimeve të ndryshme dhe shumë më tepër.
Përse nevojitet të automatizoni operimet ne hotelin tuaj?
Përveçse kursimit të kohës të stafit, automatizimi i rezervimeve do ju ndihmojë të menaxhoni më mirë klientët dhe të krijoni një avantazh shërbimi për ta. Është momenti të shmangni rradhët e gjata te recepsioni. Kjo si pasojë e ePoint që mundëson procese të shpejta dhe në periudha kur fluksi duket i papërballueshem.
Mbi të gjitha ePoint hoteleri mësohet shpejt nga çdo përdorues dhe brenda ditës jeni në gjendje ta përdorni dhe ta vendosni në funksion të hotelit.
Rezervimet apo booking!
Ju mund të bëni rezervimet për individë apo grupe dhe të përcaktoni llojet e dhomave. Kontrolloni rezervimet me numër konfirmimi, dhe printoni rezervimet nga sistemi. Në sistem dalin dhomat që janë të zëna dhe dhomat e lira në format të lehtë për t’u përdorur.
Koordinoni Check-in dhe Check-out
Ju mund të regjistroni klientët kur ata paraqiten për check-in dhe të bëni check-out në sistem për të liruar dhomën sërish. Mund të shtoni persona nëse paraqiten persona plus, mund të përcaktoni shërbime si pastrimi, etj. Check-in dhe check-out është mjaft i lehtë për t’u përdorur me ePoint hoteleri.
Faturat dhe pagesat
Ju mund të evidentoni balancën aktive dhe balancën e mbyllur të klientit dhe krijoni dhe printoni fatura tatimore për individë ose grupe. Regjistroni pagesat dhe arkëtimet me monedha të ndryshme. Bëni mbylljen e balancës së klientit dhe bëni mbylljen e veprimeve ditore nga turni i natës. Logical është i çertifikuar nga AKSHI & DPT për fiskalizimin, kështu që çdo transaksion do të jetë sipas rregullave të fiskalizimit.
Të gjitha këto brenda një programi të vetëm! Prandaj, menaxhimi i hotelit nuk ka qenë më i thjeshtë se kaq. Një program që ju transformon biznesin brenda ditës!
Pse ju duhet ePoint hoteleri?
Sepse është sistemi më i sofistikuar për booking, check-in dhe check-out i cili do t’ju lehtësojë punën në hotelet tuaja dhe shkurtojë orët e tepërta së kontrolluari rezervimet, dhomat e lira, faturat dhe pagesat. Automatizimi nuk është e ardhmja: është e tashmja! Kontaktoni një menaxher shitjeje për më shumë informacion rreth ePoint hoteleri ose për të rezervuar një takim.