Pyetje dhe përgjigje mbi procesin e fiskalizimit

Ligji i ri i fiskalizimit u aprovua në fillim të vitit 2019 dhe këtu lindi nevoja që bizneset të kishin më shumë njohuri mbi procesin e fiskalizimit.

1. Çfarë duhet të dini si biznes nga procesi i fiskalizimit?

platforma qendore e faturave, programe fiskalizimi, program fiskalizimi

Fiskalizimi është tërësia e masave të marra për të zvogëluar evazionin fiskal në të gjithë transaksionet me dhe pa para në dorë. Procesi i fiskalizimit përfshin të gjithë faturat e krijura, raportohen në kohë reale në Administratën Tatimore.

 

2. Cilët janë subjektet e fiskalizimit?

Të gjitha subjektet duhet ti nënshtrohen procesit të fiskalizimit. Ata renditen si mëposhtë:

(1) institucionet publike
(2) bankat dhe institucionet financiare dhe jo-bankare
(3) të gjithë tatimpaguesit të cilët lëshojnë fatura për shitje
produktesh dhe shërbimesh

platforma qendore e faturave, programe fiskalizimi, program fiskalizimi

3. Si do të dërgohen të dhënat e pajisjes fiskale për transaksionet me para në dorë në Administratën Tatimore?

Mënyra e dërgimit dhe proceset që kryhen për dërgimin e të dhënave në Administratën Tatimore dhe lëshimin e faturës janë si më poshtë:

  • Tatimpaguesi nëpërmjet zgjidhjes softuerike, dërgon mesazh në serverin e Administratës Tatimore, me të dhëna në formatin XML, në lidhje me faturën e lëshuar.
  • Serveri i Administratës Tatimore i dërgon tatimpaguesit konfirmimin e marrjes së faturës duke i dhënë kësaj fature kodin unik (NIVF).
  • Tatimpaguesi i lëshon klientit faturën e printuar (e cila përfshin NIVF-në).

Regjistrimi dhe dërgimi i faturës pranë Administratës Tatimore mund të verifikohet duke skanuar kodin QR në faturë. Konsumatori mund të verifikojë faturën e tij/saj, po ashtu edhe tatimpaguesi mund të verifikojë blerjet e regjistruara në emrin e tij. E gjithë kjo procedurë është  procesi i fiskalizimit.

 

4.Cili është qëllimi i përdorimit të NIVF?

NIVF është një numër unik për çdo faturë, i cili përcakton lidhjen midis faturës dhe lëshuesit të faturës. NIVF shërben si e dhëna kryesore e faturës për qëllim të regjistrimit dhe identifikimit të saj në librat e blerjes dhe shitjes. Sistemi i Informacionit të Administratës Tatimore gjeneron kodin NIVF. Pasi procesi i verifikimit të faturës të përfundojë me sukses, ia dërgon atë tatimpaguesit si konfirmim të informacionit të faturës të pranuar në mënyrë të rregullt.

 

5. A do të duhet të bëhet mbyllje ditore për pajisjen fiskale për shitjet cash të realizuara?

Për shitjet cash të realizuara nga pajisja fiskale, nuk do të jetë më e nevojshme që të bëhet mbyllje ditore. Faturat do të transmetohen në Administratën Tatimore në kohë reale.

 

6. Çfarë ndodh nëse komunikimi/lidhja me Administratën Tatimore ndërpritet?

Në rast të ndërprerjes së lidhjes së internetit, tatimpaguesi lëshon faturë si në një transaksion normal. Ndyshimi i vetëm do të jetë që fatura nuk do të ketë kodin NIVF të gjeneruar nga Administrata Tatimore por duhet printuar në letër.
Tatimpaguesi duhet që brenda 48 orëve pas momentit kur ndërpritet lidhja e internetit, të mundësojë lidhjen e internetit dhe të dërgojë të gjitha faturat e lëshuara gjatë transaksioneve offline.

Për të gjitha faturat e lëshuara në mënyrë offline, Administrata Tatimore cakton një NIVF dhe ia kthen atë tatimpaguesit si konfirmim për pranimin e faturave të dorëzuara me vonesë.
Nëse tatimpaguesi nuk mund të rivendosë një lidhje interneti, brenda afatit prej 48 orë, për të cilin është përgjegjës ofruesi i këtij shërbimi, ose për shkak të forcave madhore, tatimpaguesi duhet të informojë Administratën Tatimore dhe të sigurojë dokumente ose prova të tjera që demonstrojnë pamundësinë për të krijuar një lidhje interneti, sipas udhëzimeve të Ministrit të Financave.

 

7. Si mund të verifikohen nëse janë të fiskalizuara faturat fiskale të lëshura?

Të gjithë blerësit ose marrësit e faturave mund të verifikojnë nëse fatura e tyre është fiskalizuar dhe dërguar në Administratën Tatimore, brenda 60 ditëve nga data e faturës. Verifikimi kryhet përmes platformës qendrore të faturës ose përmes një aplikacioni të veçantë duke skanuar kodin QR në faturë. Gjithashtu, mund të verifikohet edhe në zyrën e Administratës Tatimore.
Nëse blerësi është një person i tatueshëm, ai mund të verifikojë nga platforma qendrore e faturës nëse fatura është fiskalizuar, pasi fatura duhet të jetë regjistruar në librin e tij të blerjes.
Nëse fatura nuk përmban NIVF në momentin e lëshimit, atëherë do të thotë që ajo nuk është fiskalizuar para lëshimit.

 

8. A është i detyrueshëm printimi i faturës?

Për të gjitha transaksionet me para në dorë, printimi i një fature është i detyrueshëm, përveç shërbimeve elektronike, ose kur furnizimi i mallrave apo shërbimeve është kontraktuar dhe ngarkuar përmes një aplikacioni celular, dyqan në internet, ose të ngjashme. Në këto raste fatura nuk ka pse të printohet në letër, por mund t’i dërgohet blerësit ose marrësit të faturës, me postë elektronike ose si faturë elektronike.

 

9. Si do të kryhet aplikimi për çertifikim? Cilat janë hapat që do të ndiqen?

Të gjitha aplikimet që do t’u ofrohen tatimpaguesve në tregun shqiptar duhet të kalojnë procesin e çertifikimit të kryer nga AKSHI. Udhëzimet për këtë proces të çertifikimit (cilat hapa dhe si do të kryhet çertifikimi) janë publikuar në faqen ueb të projektit të Fiskalizimit.

 

10. Si do të kryhet procesi i fiskalizimit për shitjet në internet dhe dyqanet në internet?

Për të gjitha transaksionet me para në dorë printimi i një fature është i detyrueshëm, përveç shërbimeve elektronike, ose kur furnizimi i mallrave ose shërbimeve është kontraktuar dhe ngarkuar me detyrim për t’u paguar përmes një aplikacioni celular, dyqan në internet, ose të ngjashme. Në këto raste fatura nuk ka pse të printohet në letër , por mund t’i dërgohet blerësit ose marrësit të faturës, me postë elektronike ose si faturë elektronike.

Në pak fjalë, logical ofron zgjidhjen më të plotë për fiskalizimin. Ne ofrojmë zgjidhje për operacionet e biznesit, integrohemi me sistemet financiare, dhe ofrojmë shërbimin e fiskalizimit.

Merrni ofertën tuaj të dedikur duke na kontaktuar në [email protected] ose në numrin e telefonit: 0672000178

 

{

Mbani sistemin tuaj financiar,

fiskalizimin e mbulojmë ne

– Gentian Gjiknuri, logical CEO

×