Rëndësia e teknologjisë në distribucion

 

Gjatë gjithë vitit 2021, për shkak të situatës globale që tashmë është e njohur për të gjithë, shumë sektorë ndryshuan. Bashkë me to ndryshuan dhe sjelljet konsumatore. Industria e distribucionit është vazhdimisht nën presionin e rritjes së efikasitetit, uljen e kostove, duke ofruar cilësi për klientët. 

Por cilat janë zgjidhjet që mund t’i ndihmojnë distributorët të përballen me sfidat e rimëkëmbjes pas pandemisë? Gjithashtu, si mund të rrisin të ardhurat duke optimizuar proceset e punës?

distribucion, distribution, rrjeti shperndarjes, teknologjia per distribucionin

Industria e Distribucionit

Distribucioni është qendra e rrjetit të shpërndarjes globale. Është ura lidhëse mes prodhuesve dhe konsumatorëve, brenda dhe jashtë kufijve. Efikasiteti i sektorit të distribucionit është thelbësor. Sektori siguron që konsumatorët të kenë akses të gjerë në një shumëllojshmëri mallrash me çmime konkurruese.

Për fat të mirë, shpërndarja paraqet mundësi, në dukje të pafundme, për optimizim. Nisur nga sigurimi i lëndës së parë dhe prodhimi deri te dorëzimi te konsumatorët. Duke përfshirë këtu: magazinimin, transportin, ruajtjen, paketimin & grumbullimin.

 

Çfarë është një rrjet distribucioni dhe si funksionon?

Një rrjet distribucioni është një rrjet kompanish, njerëzish, informacioni dhe burimesh që bashkëveprojnë me qëllim furnizimin e konsumatorëve me produkte. 

Në këtë rrjet bëjnë pjesë:

  • Prodhuesit – ata të cilët prodhojnë produktet. Këtu përfshihen kompanitë që prodhojnë lëndë të parë dhe ato që prodhojnë mallra të gatshme.
  • Distributorët (ose shitësit me shumicë) – marrin produkte me shumicë nga prodhuesit dhe u ofrojnë klientëve të pikave të pakicës që ua shesin në sasi të mëdha.
  • Shitësit me pakicë – grumbullojnë produkte dhe shesin në sasi më të vogla për klientët në bazë të kërkesës.
  • Konsumatorët – blejnë dhe përdorin produkte. Një klient mund të jetë edhe një kompani (një prodhues/shpërndarës) që blen produkte për t’i përdorur për prodhimin e produkteve të tjera ose që më pas t’ua shesin konsumatorëve.

 

Sfidat me të cilat përballet zinxhiri global i distribucionit

Natyra globale e rrjeteve modernë të shpërndarjes krijon disa sfida. Subjektet sot janë të përhapura kudo. Prandaj, çdo ngjarje që prish zinxhirin mund të jetë katastrofike për operacionet dhe vë në rrezik detyrimet kritike të shërbimit ndaj klientit.

Dy vitet e fundit kanë qenë tepër sfiduese për rrjetin global të shpërndarjes për shumë arsye. Ekspertët thonë se problemi më i madh është pandemia e vazhdueshme. Në vitin 2020, COVID-19 mbylli fabrikat dhe ngadalësoi prodhimin në mbarë botën. Kjo ndërpreu furnizimet me mallra të caktuara dhe çoi në reduktim të theksuar të kërkesës së konsumatorëve për produkte.

Megjithatë, kërkesa globale për mallra është rikthyer shpejt, e nxitur nga zhvillimi i vaksinave dhe programet suportuese qeveritare. Rikthimi i shpejtë i kërkesës ka bërë që shumë biznese të përpiqen të vazhdojnë rimëkëmbjen.

Nga ana e ofertës, problemet po shtohen, për arsye që shkojnë përtej pandemisë. Në disa raste, sfida është mungesa e mjeteve të nevojshme për të nxitur përmirësimet. Gjithashtu,menaxhimi i magazinës dhe inventarit përbën një tjetër sfidë.  Të tjerët përballen me sfida në komunikim dhe në ecurinë e punës. Zgjidhja për shumë nga këto çështje qëndron në përdorimin efektiv të teknologjisë.

 

Përdorimi i teknologjisë në distribucion

Për distributorët, efikasiteti është thelbësor për të siguruar sukses. Investimi në teknologjinë e duhur mund t’i ndihmojë ata të optimizojnë kostot dhe të arrijnë në atë nivel. 

 

program per distribucion, menaxhimi i distribucionit

 

Disa nga mënyrat se si teknologjia piketon çështjet e rrjetit të distribucionit:

Zgjidhjet mobile: Teknologjia i ka kthyer smartfonët e zakonshëm në mjete të fuqishme biznesi përmes aksesit në aplikacione. Kjo ka përmirësuar automatizimin e punëve, shërbimin ndaj klientit dhe shitjen. Falë marrjes së porosive me celular puna në terren bëhet më komode dhe praktike. Ata mund të punojnë me klientët dhe bizneset drejtpërdrejtë, duke ju ofruar atyre shërbim më të shpejtë dhe cilësor.

Zgjidhjet e blerjes: Automatizimi i procesit të blerjes është një tjetër mënyrë se si teknologjia i ndihmon kompanitë e distribucionit të funksionojnë në mënyrë më efikase. Sistemet e automatizuara të blerjeve mund t’i ndihmojnë ata në minimizim të kostos, lehtësimin e punës së punonjësve, reduktimin e kohës së ciklit të punës, minimizimin e riskut dhe eliminimin e mosmarrëveshjeve gjatë transaksioneve. Softuerët e avancuar të blerjeve mund të përdoren për të parashikuar kërkesën dhe tendencat afatgjata, si dhe produktet e preferuara të secilit sezon.

 

aplikacion për distribucion, menaxhimi i shitjeve në terren, programe mobile per distribucion

Zgjidhjet e menaxhimit të inventarit: Kjo lloj teknologjie mund të ndihmojë kompanitë e distribucionit të gjurmojnë sasinë në magazina, porositë, shitjet dhe dërgesat duke shmangur mbingarkesat dhe mungesën e produkteve. Ka disa avantazhe të përdorimit të një sistemi të menaxhimit të inventarit të bazuar përmes softuerëve, duke përfshirë këtu ndjekjen në kohë reale të inventarit, vendosjen e shpejtë, integrimin e lehtë, efikasitetin dhe koordinimin e përmirësuar.

 

Zgjidhjet analitike: Distributorët kanë filluar të kuptojnë vlerën e analizës së avancuar për të adresuar pikat e dobëta të industrisë. Softueret analizuese u ofrojnë organizatave monitorim të nivelit të lartë që fokusohet në performancën e përgjithshme të kompanisë dhe monitorim të nivelit të ulët që fokusohet në matjet e departamenteve. Këto mjete mund t’i ndihmojnë ata të identifikojnë problemet e mundshme të biznesit, si dhe trendet që mund të çojnë në mundësi biznesi.

 

 

Zgjidhjet e menaxhimit të marrëdhënieve me klientët (CRM): Distributorët e sotëm përdorin softuerin CRM si një mjet për të thjeshtuar proceset e shitjeve, si dhe për të përmirësuar shërbimin ndaj klientit. Ky lloj softueri vjen me funksione monitorimi dhe raportimi që ndihmojnë distributorët të menaxhojnë informacionin e klientit, të gjurmojnë porositë e produkteve, të gjenerojnë fatura/kuota dhe të automatizojnë fushatat e marketingut. Informacioni i siguruar nga një sistem CRM mund të përdoret për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata.

 

Përdorimi i flexboard & webFLEX në distribucion

 

Zgjidhjet që Logical ofron integrohen gjithashtu me sistemet e menaxhimit të magazinës, të cilat i ndihmojnë distributorët të gjurmojnë dhe dorëzojnë produktet. Këto sisteme monitorojnë nivelet aktuale të stokut në magazina, sasitë e shpërndara dhe ato të porositura. Ata gjithashtu tregojnë vlerën aktuale dhe ofrojnë informacion mbi historikun dhe ecurinë për qëllime planifikimi. Softueri i menaxhimit të inventarit (webflex) ndihmon në balancimin e niveleve të artikujve në mënyrë që sasi të mjaftueshme të jenë në dispozicion për të përmbushur nevojat e klientëve pa investuar shumë kapital ose pa pasur skadenca të mallit.

 

menaxhimi i klienteve, crm

 

Duke kombinuar shërbimet e webflex me gjurmimin dhe teknologjinë ekzistuese, kompanitë e shpërndarjes mund ta çojnë menaxhimin e stokut në një nivel tjetër, duke rritur aksesin dhe saktësinë. Menaxhimi i stokut lejon kompanitë e shpërndarjes të planifikojnë për luhatjet sezonale në shitje, të menaxhojnë më mirë fluksin e parave dhe të monitorojnë nivelet e inventarit. 

 

Na kontaktoni:

×