webFLEX

webFLEX

program për distribucion, shpërndarje në terren, shitje dhe parashitje

pse ju duhet webFLEX

webFLEX është një program distribucioni dhe shitjesh në terren. Nëse operoni në industrinë e distribucionit, programi ynë është esencial për të automatizuar shitjet në terren dhe monitoruar agjentët e shitjes. webFLEX mund të instalohet në çdo pajisje Android, smartphone apo tablet dhe integrohet me të gjitha sistemet financiare dhe ERP.

 
i lehtë për t’u përdorur nga agjentët

webFLEX ka një menu të thjeshtë për t’u naviguar dhe udhëzuar operatorët e shitjes në çdo hap të vizitave, takimeve apo shitjeve ditore. Mund të punojë offline në mungesë të internetit dhe sinkronizohet më vonë kur pajisja është sërish online në mënyrë që të mos ndërpriten operacionet e shitjeve.

monitoron agjentët dhe shitjet

Nga paneli i kontrollit, programi shoqërues flexBOARD për supervizorët dhe menaxherët, lejon monitorimin e të gjitha veprimeve të shitjeve. Të gjitha të dhënat si artikujt, çmimet, uljet, klientët dërgohen në webFLEX dhe të dhënat e shitjeve, porositë, vizitat, takimet, etj., dërgohen nga webFLEX në flexBOARD në kohë reale.

bluetooth, cloud dhe sistemet financiare

Agjentët mund të printojnë faturat në terren me printerat e lidhura me bluetooth. Të dhënat integrohen përmes një sistemi cloud me sistemet ERP dhe financiare si Alpha (Web, Business), Microsoft Dynamics NAV, F5 (Financa 5) .

program për shitje në terren

vizita dhe takime
porosi dhe arkëtime
fatura dhe pagesa
ekspozitorë dhe artikuj
promovime dhe oferta

 

funksionet kryesore

  • programi i vizitaveAplikacioni udhëzon agjentët gjatë programit të përditshëm të vizitave dhe monitoron progresin e tyre.
  • gjëndje artikujshAgjentët mund të kontrollojnë gjëndjen e artikujve, porositë, shitjen, gjëndjen e mallit, gjatë gjithë ditës.
  • printim faturashLidhur me printerat bluetooth të cilat mund të printojnë porosi dhe fatura tvsh në terren.
  • të dhënat e klientitMban informacionin e plotë të klientëve si historik të porosive, shitjeve, faturave dhe pagesave.

pse duhet të zgjidhni webFLEX

webFLEX është një program për shitjet në terren, distribucion apo shpërndarje. Agjentët mund të regjistrojnë takimet apo vizitat duke i shënuar ato në hartë, të aksesojnë artikujt dhe ekspozitorët për klientët, të kryejnë porositë, presin fatura, regjistrojnë pagesa, etj., gjithçka në terren. Programi integrohet me flexBOARD ku supervizorët mund të shohin shitjet e të gjithë agjentëve. Gjithashtu integrohet me mCORE, ku menaxherët mund të shohin raportet e shitjeve në mobile dhe tabletë kudo dhe kurdo.

 

Cilët janë klientët tanë? (klikoni për më shumë)

Klientët tanë janë bizneset e shitjeve me shumicë në sektorin ushqimor ose jo ushqimor. Shikoni klientët që kanë besuar në produktin tonë.


webFLEX – program për shitje në terren

webFLEX është një program për shitje në terren për shitje me shumicë.