flexBOARD

flexBOARD

program për distribucion, shpërndarje & mbikëqyrjen e agjentëve

pse ju duhet flexBOARD

flexBOARD është një zgjidhje për raportim dhe monitorim të skuadrës së shitjes. Është ndërtuar për të ndjekur, automatizuar dhe optimizuar transaksionet ditore të skuadrës së shitjes. flexBOARD i jep menaxherëve të biznesit mundësinë të ndjekin ecurinë e operacioneve të biznesit të tyre si dhe të krijojnë dhe implementojnë mundësi të suksesshme shitjeje dhe marketingu.

 
i lehtë për t’u mësuar dhe përdorur

flexBOARD është e lehtë për t’u mësuar dhe përdorur. Çdo menaxher dhe ekzekutiv mund të mësojë të përdorë programin në një kohë shumë të shkurtër përmes një trajnimi të thjeshtë dhe pa shpenzime.

automatizon operacionet e shitjes

flexBOARD është ndërtuar të optimizojë dhe automatizojë shitjet në terren. Skuadra e shitjes mund të krijojë porosi dhe fatura në terren, të cilat mund të integrohen menjëherë me sistemet qëndrore financiare. Menaxherët mund të aksesojnë të dhëna të rëndësishme dhe raporte analitike përmes një sistemi cloud, për të ndjekur performancën e biznesit në çdo kohë dhe vend.

implementoni teknika optimale shitjesh

flexBOARD mundëson menaxherët të krijojnë dhe implementojnë teknika shitjeje dhe marketingu. Përmes programit ata mund të përcaktojnë çmime, ulje, promocione dhe kanale shitjeje. Menaxherët mund të krijojnë rregulla se si të shesin të cilat mund të ndiqen lehtë nga skuadra e shitjes. Duke zbuluar se cilat teknika janë të suksesshme dhe cilat jo, ata mund të marrin vendime të zgjuara për të optimizuar operacionet e biznesit të tyre.

program për shitjet në terren

monitorim i agjentëve
monitorim në hartë
xhiros sipas kategorive
xhiro sipas agjentëve
të dhëna mbi klientët

 

funksionet kryesore

  • monitorim agjentëshMenaxherët mund të monitorojnë të gjitha veprimet e agjentëve në terren, duke përfshirë shitje, takime, vizita.
  • konfigurim programiMenaxherët mund të konfigurojnë programin flexBOARD dhe webFLEX për supervizorë dhe agjentë.
  • shitje dhe marketingMenaxherët mund të konfigurojnë dhe aplikojnë uljet dhe promocionet për fatura apo artikuj për agjentët.
  • të dhënat e klientitKonfiguroni të dhënat e klientëve dhe aksesoni raportet e shitjeve, faturat, pagesat, porositë për secilin prej tyre.

pse duhet të zgjidhni flexBOARD

Monitoroni shitjet në terren dhe merrni vendimet e duhura për biznesin tuaj. flexBOARD dhe webFLEX automatizojnë, formalizojnë dhe optimizojnë shitjet në terren. Agjentët mund të regjistrojnë të gjitha veprimet gjatë operacioneve të tyre në terren dhe supervizorët dhe menaxherët mund të monitorojnë kēto operacione. Ju mund të verifikoni performancën e agjentëve, suksesin me klientë të ndryshëm dhe të merrni vendimet e duhura për të menaxhuar një biznes të suksesshëm.

Cilët janë klientët tanë?

Klientët tanë janë biznese të mëdha të cilat operojnë në fusha të ndryshme të shitjes me pakicë, shumicë, distribucionit, etj. Ne japim zgjidhje logjistike për kompani të mëdha, por edhe ato to vogla, për automatizimin e operacioneve të magazinës.

flexBOARD – program për distribucion

flexBOARD është program për menaxhimin e shitjes me shumicë.