Automatizimi ka të bëjë me përdorimin e pajisjeve dhe programeve softuerike që ju ndihmojnë ti bëni procesest e punës më të shpejta, më efiçente dhe të matshme. 

automatizoni proceset

Shumë biznese e konsiderojnë automatizimin e proceseve si diçka me të cilën duhet të merret vetëm biznesi i madh. Ky është një perceptim shumë i gabuar. Të gjitha bizneset, pavarësisht madhësisë, duhet të konsiderojnë automatizimin si një domosdoshmëri nëse duan të rriten. 

 

Ja cilat janë 6 arsyet kryesore pse duhet të automatizoni proceset e punës:

 

Kursen kohë dhe para

Integrimi i sistemeve teknologjike mundëson që çdo hallkë e procesit të punës të përmirësohet. Marrim shembullin e një restoranti që punon pa programe. Numri i klientëve që vijnë dhe ikin, porositë, vlera që paguajnë, llogariten ende me excel dhe regjistrohen manualisht. Gjithashtu, për stokun që përdoret përgjatë aktivitetit, duhet dikush që ta monitorojë. Kjo kërkon shumë kohë fizike në dispozicion për të regjistruar hyrjet, daljet dhe çdo ndryshim tjetër në stok. Kjo kohë e çuar dëm, që sistemi mund ta bëjë automatikisht, mund të kthehet në kohë pune të shtuar. A nuk konvertohet kjo në më shumë fitim?

 

Përmirëson komunikimin

Kur sistemet automatizohen, çdo hallkë e punës komunikon me të njëjtën gjuhë, prandaj do të kemi një komunikim të unifikuar. Gjithashtu, sistemet ruajnë çdo transaksion apo veprim që bëhet. Kjo ju ndihmon që të mund të kontrolloni çdo lëvizje. Njëkohësisht, këto të dhëna të grumbulluara mund t’ju ndihmojnë të kuptoni se çfarë duhet përmirësuar përgjatë procesit punës.

 

Rrit shpejtësinë e shërbimit

Në momentin që programet janë të integruara në sistemin tuaj, çdo gjë është e lidhur. Prandaj shërbimi ofrohet në kohë reale. Përshtatja me teknologjinë mobile mundëson që shitësi/kamararieri/menaxheri të kryejnë procese përmes telefonit (webbar) me pak klikime. Kjo çon sinjalin në vendin përkatës (banak, kuzhinë, etj) për të vazhduar në kohë reale me procesin pa pasur ndërprerje. Kjo rrit shpejtësinë e shërbimit dhe si pasojë edhe kënaqësinë e klientit.

Një tjetër opsion që mund të rrisë cilësinë e shërbimit është të krijoni paketa dhe oferta për klientët tuaj (logimark). Së pari, programi ju jep mundësi të krijoni karta besnikërie për klientët. Së dyti, kur klienti hap një kartë, ju mund të ruani të dhënat për të ndërtuar një database. Së treti, bazuar në të dhënat që zotëroni, mund të jepni kupona, të aplikoni oferta ose të mblidhni pikë që shpërblejnë klientin. Kjo do ta bëjë shërbimin akoma më interesant dhe do tërheqë klientë të rinj.

 

Rrit rendimentin

Ajo për të cilën na duan më shumë klientët pasi përdorin zgjidhjet softuerike që ne ofrojmë, është përballimi i fluksit. Kjo pasi porosia procesohet shumë shpejt ndaj bëhet e mundur marrja e më shumë porosive në një kohë më të shkurtër. Marrim shembullin e logibar që përdoret për bar/restorant. Marrim shembullin e logibar, që përdoret për bar/restorant. Programi është i lidhur aplikacionin android që kamarieri e ka në telefon (webbar), nga ku mund të hedhë porosinë. kamarieri nuk ka nevojë të shkojë te banaku për të dhënë porosinë, por mjafton të hedhë atë me telefon përmes aplikacionit, dhe të kalojë në tavolinën tjetër.  Automatikisht, veprimi i tij shkon në sistem dhe banakierit i printohet se çfarë është porositur. Kështu mund ta përgatisë atë shumë shpejt pa penguar kamarierin. Por njëkohësisht, kjo porosi i shkon në aplikacionin në telefon (mcore) dhe pronarit apo menaxherit.

 

Pakëson gabimet

Nëse i referohemi po të njëjtit shembull që morrëm më lart, kur porosia bëhet menjëherë nga kamarieri, sapo klienti e ka shprehur, mundësia që ai të harrojë apo të ngaterrojë porosinë nuk është më opsion. Por, njëkohësisht, pronarit apo menaxherit, që nëpërmjet telefonit mund të kontrollojë në kohë reale lëvizjet që bëhen në bar/restorant, i jep një pamje më të qartë se çfarë duhet përmirësuar, si është ecuria ditore/javore/mujore e shitjeve.  

 

Rezultate të matshme

Programet e automatizuara digjitale mundësojnë që të dhënat të ruhen dhe si rezultat, financa, marketingu, shitja, mund ti përdorin këto të dhëna historke për të prodhuar analiza, për të marrë vendime më të mira bazuar në fakte dhe për të përmirësuar proceset e punës së tyre. Kjo sjell më shumë të ardhura dhe i bën rezultatet e matshme, jo vetëm në kuadër të shitjes, por edhe për të matur produktivitetin e punonjësve. 

 

×