Nje histori se si teknologjia ndihmon sipërmarrësit.

Për më shumë se një dekadë, Arbeni dhe Mira kishin ndërtuar një biznes me shumë mund, përkushtim dhe netë të gjata pa gjumë. Një dyqan që u bë burimi i të ardhurave të familjes së tyre dhe një arsye e fortë për të mos pushuar asnjëherë së punuari. Por kishte një problem të madh, ata kurrë nuk mund të largoheshin të dy njëkohësisht.

Për ta, pushimet ishin një ëndërr e paarritshme. Nëse Mira shkonte me fëmijët në det, Arbeni qëndronte në dyqan për t’u siguruar që gjithçka të funksiononte. Kur ajo kthehej, ishte radha e tij të largohej, duke e lënë Mirën të kujdesej për biznesin. Ishte një cikël i lodhshëm, i pafund, i cili nuk i lejonte të ndanin kohën së bashku si familje.

Sfida e menaxhimit në distancë

Problemi nuk ishte mungesa e dëshirës për të pushuar, por mungesa e një sistemi që do t’i lejonte të menaxhonin biznesin e tyre nga larg. Ata kishin frikë se pa praninë e tyre, diçka mund të shkonte keq – mosfunksionim në stok, humbje financiare, gabime njerëzore, apo edhe keqmenaxhim nga stafi. Për një biznes të vogël, çdo humbje ishte e ndjeshme dhe çdo ditë larg ishte një rrezik.

Zgjidhja: Teknologjia që solli lirinë

Një ditë, pas një bisede me një mik, Arbeni dhe Mira vendosën të kërkonin një zgjidhje. Kështu zbuluan Logical dhe zgjidhjet që ofronte për dyqanet, të cilat u dhanë saktësisht atë që u mungonte: kontroll dhe transparencë, kudo që të ishin.

Me sistemet e Logical ata mund të monitoronin çdo hyrje dhe dalje në dyqan në kohë reale. Çdo shitje, çdo produkt i shitur dhe çdo ndryshim në stok ishte në majë të gishtave të tyre, direkt nga telefoni përmes mCORE. Për një menaxhim më efikas, ata implementuan flexCORE, duke kontrolluar inventarin me saktësi dhe minimizuar gabimet. Nuk kishte më surpriza, mungesa informacioni apo frikë nga e panjohura. Për herë të parë pas shumë vitesh, ata kuptuan se nuk kishin më nevojë të ishin fizikisht prezentë që biznesi të funksiononte siç duhet.

Pushimet e para së bashku

Pas implementimit të sistemeve të reja, ata vendosën të bëjnë pushimet e tyre të para së bashku! Për herë të parë pas 10 vitesh, Arbeni dhe Mira bënë gati valixhet dhe prenotuan një udhëtim. Edhe në plazh, ata mund të ndiqnin transaksionet dhe të merrnin raportet, duke u siguruar që gjithçka po funksiononte normalisht.

Ndikimi i vërtetë i teknologjisë tek sipërmarrësit

Nuk ishte vetëm biznesi që ndryshoi, ishte e gjithë jeta e tyre. Për herë të parë ata patën kohë për veten, për familjen dhe për njëri-tjetrin.Teknologjia nuk thjesht optimizon biznesin, por sjell ekuilibër, liri dhe më shumë kohë për ata që duam.

A është dhe biznesi yt në të njëjtën situatë?

Nëse historia e Arbenit dhe Mirës të duket e njohur, ndoshta është koha për një zgjidhje që balanson biznesin dhe jetën personale. Logical është këtu për të të treguar si teknologjia mund të ndryshojë biznesin dhe jetën tënde!

Për më shumë informacion, kontaktoni ekipin tonë dhe bëhuni pjesë e transformimit digjital!

📞 +355 67 20 00 178

📧 [email protected]

×