Bota e biznesit ka ndryshuar rrënjësisht gjatë dy dekadave të para të shekullit të 20-të. Një nga ndryshimet më të mëdha ka qenë kalimi i bizneseve nga modelet e vjetra të regjistrimit të thjeshtë në kompjutera lokal, në sisteme moderne POS cloud-based.

Për ata që nuk e dinë ende me çfarë kanë të bëjnë këto sisteme, ose pyesin veten se pse ka ndodhur ky ndyshim, ja ca detaje rreth përfimeve që i sjell një biznesi ky lloj programi POS. 

Çfarë janë ‘POS cloud-based’?

 

Me zhvillimin e ‘cloud computing*’, shpërndarësit e POS-ve të pas viteve 2000 filluan të zhvillojnë programe kompjuterike që implementonin këtë teknologji të re. Cloud-based POS është një program që i ruan dhe përpunon të dhënat përmes lidhjes së internetit në servera që kontrollohen nga kompania që ofron shërbimin, duke ju dhënë akses përdoruesve pavarësisht vendndodhjes së tyre. 

Produktet e krijuara i lejuan bizneset të kishin një menaxhim më të mirë të punës përmes programeve të vendosura në “cloud” që lidhnin elektronikisht programet e back-office me linjën e tyre kryesore të shërbimit. 

Cloud-based POS kanë revolucionarizuar mënyrën se si ne bëjmë biznes dhe ky proces s’ka të sosur pasi sot integrimet eCommerce & mPOS janë gjithmonë e më të nevojshme. 

Por si e ndryshojnë në të vërtetë këto sisteme inteligjente rutinën e një dite pune në një rrjet dyqanesh apo në një restorant?

Pajisje mobile për menaxherët e terrenit 

 

Këto sisteme jo vetëm që lidhin pikat e shitjes me zyrën qëndrore, por e bëjnë biznesin më portabël. Menaxherët s’ka pse të jenë më të lidhur pas ekranit të kompjuterit. Ata mund të komunikojnë, delegojnë, informojnë apo menaxhojnë nga shtëpia apo kudo që ndodhen.  Një sistem cloud-based POS do të thotë që çdo pajisje, kudo, mund të procesojë detyra (madje dhe procese biznesi nëse biznesi është jo statik). 

Shembulli i Anës

Në praktikë, kjo lehtëson shumë rutinat e përditshme të punës. Le të marrim një shembull konkret:

Ana menaxhon një rrjet dyqanesh “Furrë Buke”. Ajo ka 4 pika në 4 qytete të ndryshme me menaxhim familjar. Me përdorimin e një sistemi POS cloud-based, Ana mund të marrë telefonata nga një klient edhe pse mund të jetë duke dërguar vajzën në shkollë. Stafi i pikës 1 do të panikoset sepse kanë në stok pakon e fundit të miellit që e kanë rezervuar për një produkt që do përgatisin pas pak.

Por Ana është e qetë. Ajo, pasi lë vajzën në shkollë, hap tabletën e saj dhe futet në sistemin e biznesit, kontrollon stokun që gjendet në secilën prej 4 pikave, dhe sheh që në pikën 2 ka miell me bollëk. Ajo bën nga sistemi një transfertë stoku nga njëra magazinë tek tjetra dhe njofton që do të shkojë në mëngjes të marrë miellin për ta dërguar tek pika 1. Kështu ajo e zgjidhi lehtësisht çështjen, vetëm duke hyrë në sistem dhe duke bërë procedura shumë të thjeshta.

Pasi dërgoi miellin në pikën 1, Ana ndaloi në palestër; sapo kishte zbritur nga pista e vrapit kur i vjen një telefonatë nga pika 3. Menaxheri i kësaj pike mendon se ka një problem nga porositë që kanë marrë një natë më para. Ana hap llogarinë e saj në sistem nga palestra dhe kontrollon raportin e porosisë së mbrëmshme dhe kupton ku qëndron gabimi.

Me një POS cloud-based, çdo skuadër menaxhimi biznesi mund të ketë lirshmërinë & fleksibilitetin e Anës. Menaxherët mund të shkojnë me pushime dhe mund të kenë çdo gjë nën kontroll nga telefoni i tyre. Ata mund të kontrollojnë ecurinë e shitjes, të shohin ecurinë e secilit prej shitësave dhe ecurinë e arritjes së objektivave.

 

Rrituni me siguri dhe pa u shqetësuar

 

Sistemet POS jo vetëm që i sjellin pikat e ndryshme të biznesit më afër njëri-tjetrit, por ndërsa biznesi rritet, japin fleksibilitetin që të zgjerohet edhe në territore të reja me shumë lehtësi. 

Aplikacioni webflex ofron pikërisht këtë. Me regjistrimin e produkteve në sistem, ju mund të bëni shitje në çfarëdolloj vendi. Është aplikacion për distribucion në android, shitje me shumicë, parashitje, operacionet në terren dhe med-rep. Integrohet me sistemin e fiskalizimit dhe me sistemet financiare dhe ERP. Merr të dhënat nga sistemet financiare dhe flexboard, programi ynë në desktop për planifikimin dhe monitorimin e operacioneve në terren.

Të gjtha këto procese që menaxhohen vetëm përmes sistemeve, reduktojnë në maksimum përdorimin e letrave. Gjithçka është e automatizuar. 

Kompanitë që kanë krijuar sisteme të tilla kanë qenë kryefjala e inovacioneve komerciale për shumë dekada. Ata vazhdojnë të sjellin inovacione që ndryshojnë rutinat e bizneseve duke i bërë më efikase. Integrimet financiare që operojnë përmes cloud mund të ndihmojnë që të gjithë të dhënat të mblidhen në një program. Kjo mundëson të kontrolloni ecurinë e biznesit nga divani juaj, edhe kur nuk jeni në ambjentet e punës.  

webflex, menaxhimi puneve ne terren

Skeptikët që krahasojnë sistemet POS tradicionale me ata cloud-based shfaqin shqetësimet e tyre rreth sigurisë së këtyre sistemeve që aksesohen nga interneti. Sidoqoftë, të dhënat e çdo biznesi mbrohen nga serverat e sigurisë dhe bizneset që janë në rritje mund të implementojnë kredenciale të shumëfishta logimi për nivele të ndryshme aksesi. 

Për shembull, menaxherët e vegjël mund të aksesojnë vetëm të dhënat e skuadrës së tyre, menaxherët e mesëm mund të kenë akses në të dhënat e departamentit të tyre, ndërsa pronari mund të ketë akses të plotë.

Me shumë avantazhe dhe plotësisht të përballueshme

Pavarësisht se mund të ketë biznese që sisteme të tilla ju duken të kushtueshme, në fakt kostoja është një investim i sigurtë që kthehet brenda shumë pak kohësh. Nga eksperienca jonë nuk kemi pasur as edhe një klient që ka dashur të heqë sistemin dhe të kthehet me të vjetrin pasi ka provuar sisteme të tilla. Kjo sepse automatizmi kursen kohë, e bën punën më fleksibël dhe të menaxhueshme. Gjithashtu, mbledh të dhëna që u japin mundësi menaxherëve të marrin vendime më të mençura dhe të përmirësojnë shërbimin ndaj klientit. 

Sidoqoftë, ne punojmë vazhdimisht ti përmirësojmë dhe përshtasim shërbimet tona softuerike bazuar në kërkesat dhe nevojat e klientëve tanë. Gjithashtu shërbejmë si konsulentë për ata që nuk janë të përditësuar për inovacionet më të fundit të sistemeve cloud-based. 

Për të gjithë klientët, ja çfarë ofron Logical për ta bërë më të lehtë procesin e integrimit të cloud-based POS

  • Integrim me sistemet financiare & sistemet ERP
  • Integrim me sistemin e fiskalizimit
  • Mundësi për të paguar me cash, bankë ose karta
  • Aksesi me users sipas hierarkisë në kompani
  • Gjenerim raportesh në kohë reale në version desktop & mobile
  • Menaxhim i operacioneve në terren
  • Menaxhim i menusë, faturave elektronike

Adresa

rr. tish daija, kompleksi haxhiu
shkalla 6 | kati 6 | ap. 32
1019 | tiranë, shqipëri

Burimet Njerëzore Kontakt

[email protected]

×