Program për fatura & fiskalizim faturash
epoint është program per fatura dhe fiskalizim faturash, për çdo lloj biznesi. Me epoint mund të listoni artikuj dhe shërbime, regjistroni klientë dhe furnitorë, krijoni fatura, bëni pagesa dhe arkëtime, monitoroni stafin dhe gjeneroni raporte dhe statistika. Krijoni fatura blerjeje dhe shitjeje, për produkte dhe shërbime. Fiskalizoni faturat me sistemin e fiskalizimit.
Listoni shërbime dhe krijoni fatura
Me epoint ju mund të përpiloni shumë lehtë fatura për shërbimet tuaja. Krijoni një listë shërbimesh dhe specifikoni çmimet e tyre, klasifikojini me njësi dhe kategori, dhe krijoni fatura me këto shërbime.
program për fatura shitjesh & blerjesh
Regjistroni furnitorët, përcaktoni artikuj që kanë furnitorë specifikë, dhe krijoni fatura blerjeje nga furnitorët. Aksesoni dokumentat financiarë me furnitorë. Krijoni fatura shitjeje për klientët dhe aksesoni dokumentat financiarë.
Program per fiskalizim faturash
epoint është çertifikuar për fiskalizimin e faturave. Përmes modulit të fiskalizimit, epoint komunikon me admininstratën tatimore ku nis faturat dhe merr faturat e fiskalizuara, të cilat pajisen me numrin unik identifikues të faturës.
fatura
Krijoni fatura shitjeje për artikuj & shërbime
dhe fatura blerje nga furnitorët.
pagesa & arkëtime
Regjistroni pagesat për artikujt e shitur apo
shërbimet e shitura si dhe arkëtimet nga klientët.
regjistrim klientësh
Ju mund të regjistroni klientët, krijoni databazë
klientësh, dhe të krijoni ulje për grupe klientësh.
regjistrim furnitorësh
Ju mund të regjistroni furnitorë, dhe të aksesoni
dokumentat si ditari i furnitorit, fatura, etj.
monitorim stafi
Gjeneroni raporte të ndryshme për të parë
performancën e stafit dhe monitoruar prezencat.
raporte & statistika
Gjeneroni raporte për të parë performancën
e shitjeve, shërbimeve, stafit, faturimet.