fiskalizim, fiskalizimin, çertifikuar për fiskalizim

Logical eshte kompani e çertifikuar nga  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe AKSHI.

 

Logical ka marrë çertifikatën e lëshuar në mënyrë të përbashkët nga DPT dhe AKSHI. Me këtë çertifikatë logical përfiton të drejtën e tregtimit të zgjidhjeve software (programeve & aplikacioneve) që janë çertifikuar. Sipas çertifikimit nga AKSHI & DPT, logical plotëson të gjitha kushtet sipas ligjit të ri të fiskalizimit. 

Ligji për kompanitë e çertifikuara për fiskalizim

Në zbatim të VKM Nr.239, datë 20.03.2020 “Për kërkesat teknike dhe funksionale të zgjidhjes software-ike për proçedurën e faturimit dhe të fiskalizimit si  dhe proçedurën e kriteret për regjistrimin e prodhuesve  e të mirëmbajtësve të zgjidhjeve software-ike”, është firmosur urdhëri i përbashkët midis Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për emërimet në komisionin e përbashkët çertifikues, duke krijuar në këtë mënyrë mundësinë për aplikim dhe çertifikim të çdo subjekti të interesuar.

Vetëm kompanitë që janë çertifikuar për fiskalizim, kanë të drejtë të tregojtojnë pajisje dhe software. Edhe programet, dhe pajisjet software, janë kusht nga Administrata e Tatimeve për tu çertifikuar.

Plotësoni formularin si më poshtë për të mësuar më shumë.

 
×