program për magazina

flexlogistic është aplikacion për magazina të mëdha, për menaxhimin e operacioneve logjistike të magazinave përmes palmarit dhe në desktop. Integrohet me të gjithë sistemet financiare dhe ERP. Me flexlogistic konfiguroni magazinën në 3D, menaxhoni atë me algoritma FIFO, LIFO, FEFO, menaxhoni inventar, skadenca, hyrje-dalje, gjurmim, optimizim rutesh. Me flexlogistic automatizoni dhe optimizoni të gjithë veprimet në magazina, duke ulur humbjet nga skadencat, dhe shkurtuar kohën e veprimeve të stafit në magazinë.

hyrje, dalje & optimizim rutesh

flexlogistic është aplikacion për magazinat e mëdha, që funksionon me palmar dhe në desktop. Me flexlogistic aksesoni dokumentat hyrëse dhe dalëse dhe u caktoni urdhëra pune stafit. Optimizoni rutet që tërheqja e artikujve të bëhet me pak lëvizje.

gjendje, gjurmim & koordinim

Kontrolloni gjëndjen e artikujve dhe numrin e qelizave të lira dhe të zëna. Përcaktoni koordinata rafti, kolone, niveli për qelizat dhe printoni etiketa. Gjurmoni artikujt në magazinë dhe në sistemin NAV me numër lotesh si dhe me data skadencash.

inventar, skadenca & algoritme

Krijoni dhe menaxhoni inventarin e bërë nga stafi dhe bëni sistemime për diferenca,
lëvizje për efekt skadencash, modifikime skadencash, lëvizje në qeliza. Regjistroni artikujt me skadenca dhe përdorni algoritme për ulje të humbjeve nga skadencat.

hyrje & dalje

Shikoni dokumentat hyrëse dhe dalëse, krijoni
urdhëra pune dhe aksesoni arkivën e dokumentave.

gjëndje magazine

Kontrolloni gjëndjen e artikujve në magazinë, gjëndje
qelizash, produkte në hyrje e dalje, vende të lira, etj.

inventar

Shtoni inventar për t’u bërë nga operatorët dhe
shikoni skanimet e bëni sistemime nëse ka nevojë.

algoritme & skadenca

Ul humbjet nga skadencat duke aplikuar
algoritëm FEFO, FIFO apo LIFO në magazinë.

gjurmueshmëria

Artikujt janë të gjurmueshëm brenda magazinës
dhe në NAV me lot-e dhe skadenca.

optimizim rutesh

Lista e mallrave për tërheqje jepet sipas
radhës më optimale për të bërë më pak lëvizje.

klientët e flexlogistic