program për magazina me palmar

flexcore është program për magazina me palmar. flexcore integrohet me sistemet financiare dhe me sistemin e fiskalizimit.
Të dhënat si artikuj, çmime, gjëndje merren nga sistemet financiare dhe ju u nisni atyre dokumentat në kohë reale.
Me flexcore menaxhoni porosi, shitje, blerje, transferta, inventar, pritje malli, skadenca, printim etiketash, etj.

koordinim i shpejtë

Merrni artikujt me barkode, çmime, gjëndje nga sistemet financiare në kohë reale. Skanoni barkodet ose kërkoni artikujt me emër ose kod për t’i shtuar në dokumenta. Regjistroni skadencat, bëni inventarin dhe printoni etiketa të skanueshme për raftet.

rakordim me klientët/furnitorët

Me flexcore ju mund të krijoni dokumenta porosie ose fatura shitjeje për klientët tuaj. Zgjidhni klientin nga një listë e krijuar në aplikacion, vendosni artikujt me sasi, krijoni porosi apo fatura të fiskalizuara dhe printojini me printer portativ.

rritje e saktësisë

Me flexcore shmangni procedurat e panevojshme dhe automatizoni etapat që deri dje kanë qenë manuale. Si rrjedhojë, ju dhe stafi juaj do të jeni të fokusuar në ofrimin e një shërbimi maksimal.

porosi & shitje

Krijoni dokumenta porosie ose fatura shitjeje
për shitje artikujsh klientëve tuaj.

blini nga furnitorët

Blini artikuj nga furnitorët, krijoni fatura
blerjeje dhe bëni pritjen e mallit.

transferoni artikujt

Krijoni dokumenta transferte për të transferuar
artikujt nga njëra magazinë në tjetrën.

bëni inventarin

Skanoni artikujt për t’i shtuar në inventar me
sasi dhe në zona e minizona të përcaktuara.

regjistroni skadencat

Skanoni artikujt për të shtuar datën e skadencës
dhe sasinë e artikujve me këtë skadencë.

printim etiketash

Printoni etiketa për artikujt dhe raftet.
Zgjidhni sasinë dhe përmasën e etiketës.

përfito FlexCore 14 Ditë FALAS

klientët e flexcore