Program për hotele

ehotel është program për hotele, për të menaxhuar rezervime dhe prezenca, objekte dhe shërbime, për të plotësuar faturat, fiskalizuar ato me sistemin e fiskalizimit, dhe procesuar pagesat. Me ehotel mund të regjistroni klientë, objekte dhe shërbime dhe krijoni çmime për to. Krijoni strukturë të hotelit me dhoma dhe objekte të tjera. Rezervoni dhomat përmes një kalendari me ngjyra sipas dhomave të lira dhe zëna. Shtoni shërbime në fatura. Regjistroni furnitorë dhe krijoni fatura blerjesh.

Rezervime & prezenca

ehotel është program për hotele që lehtëson procesin e rezervimit të dhomave nga klientët. Kontrolloni dhomat e lira dhe të zëna ose rezervuara, regjistroni rezervimet dhe prezencat e klientëve në hotel. Bëni check-in dhe check-out.

Faturat & pagesat

Krijoni faturën për klientin automatikisht duke përfshirë shërbimet që ka përfituar klienti. Fiskalizoni faturat. Shikoni balancën e klientit dhe bëni parapagesa dhe pagesa me lekë apo valutë, bankë apo para në dorë, dhe mbyllni balancën.

Objektet & shërbimet

Klasifikoni objektet si dhomat sipas llojeve dhe çmimeve të tyre. Specifikoni katet, sallat, restorantin, barin, parkimin, etj. Klasifikoni shërbimet si pastrimi, restoranti, minibari, parkimi, lavanderia, apo çfarëdo shërbimi tjetër.

rezervime

ebar është program për hotele për të bërë kryesisht rezervimet, dhe regjistrimin e prezencave.

prezenca

Regjistroni ardhjet e klientëve në hotel. Ktheni rezervimet në prezenca dhe regjistroni daljet.

regjistrim klientësh

Regjistroni klientët kur ata bëjnë rezervime dhe bëjnë
check in në hotel. Gjeneroni raporte për klientë.

fatura

Krijoni fatura automatikisht bazuar në qëndrimin në dhoma dhe shërbimet e përfituara.

objekte

Kategorizoni objektet e shërbimit si ambiente, kate, dhoma, tavolina, salla, me bazë planimetrie.

shërbime

Përcaktoni shërbime të ndryshme si pastrim, minibar, restorant, etj të cilat shfrytëzon klienti.

Na kontaktoni:

Klientët e eHotel